​Taremi flet për kalimin tek Interi

Futboll

​Taremi flet për kalimin tek Interi

Më: 18 janar 2024 Në ora: 12:40
Mehdi Taremi

I përfshirë në Kupën e Azisë, Mehdi Taremi foli në konferencën për shtyp dhe atë jo vetëm për turneun aktual por edhe për të ardhmen e tij, pavarësisht se ka dribluar këtë temë të fundit.

Emri i tij është lidhur ngusht me Interin, madje mediat italiane po e konsiderojnë si çështje të kryer këtë operacion tashmë, por Taremi ka dashur të shmang këtë temë duke thënë se nuk është koha të flitet për këtë.

“Nuk është koha për të folur për këtë. Tani jemi në Katar për kombëtaren dhe mendoj se kombëtarja është më e rëndësishme se gjithçka”, deklaroi ai.

Pastaj ai ka folur edhe për Kupën e Afrikës dhe kombëtaren e tij Iranin që po merr pjesë në këtë kompeticion.

“Ndeshja kundër Palestinës ishte një ndeshje e vështirë, por ne arritëm të bënim hapin e parë. Ndeshja e parë e çdo turneu konsiderohet ndeshja më e vështirë dhe ne arritëm të fitonim. Tani objektivi ynë më i rëndësishëm dhe fokusi ynë është te ndeshja kundër Hong Kongut dhe jemi gati për këtë ndeshje. Mos dyshoni se për nga empatia dhe uniteti ky është ekipi më i bashkuar në vitet e fundit. Për mua, Irani është kandidati kryesor për të fituar turneun. Jam shumë i fokusuar në fitimin e Kupës së Azisë.”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat