Reprezentuesi i Kosovës në Japoni

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës në Japoni

Më: 18 janar 2024 Në ora: 12:15
Ibrahim Dresheviq

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresheviq ka nënshkruar edhe zyrtarisht me klubin japonez, Machida.

Kampionati japonez do të fillojë në fund të muajit shkurt dhe klubet tashmë kanë filluar të përforcohen.

Një nga to është edhe Machida, e cila ka nënshkruar me kosovarin Ibrahim Dresevic nga Fatih Karagumruk.

Është vet klubi nga Superliga e Japonisë, i cili ka njoftuar nënshkrimin me Dresheviq.

“Ju njoftojmë se është vendosur që Dresevic t’i bashkohet klubit me transferim të përhershëm nga Fatih Karagumruk i Turqisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat