Lojtari shqiptar dëmtohet në Poloni

Futboll

Lojtari shqiptar dëmtohet në Poloni

Më: 18 janar 2024 Në ora: 11:01
Jurgen Çelhaka

Legia e Varshavës do të hyjë në afatin kalimtar në këtë afat kalimtar dhe po mendon për një afrim në mesfushë.

Kjo për shkak të lojtarit shqiptar Jurgen Çelhaka.

Mesfushori që është kthyer në një pikë të rëndësishme në skuadrën polake dhe sa vjen po merr më shumë minuta, është lënduar gjatë fazës përgatitore, në Belek të Turqisë.

Çelhaka po vraponte me një top të madh gome, por në një moment ka qendruar në mënyrë të panatyrshme në fushë.

Kavilja e tij është fryrë menjëherë dhe mjekët e klubit dyshojnë për dëmtim të ligamenteve. I pafat shqiptari me një situatë që ka qenë e gjitha aksidentale dhe sot do të kryejë testet që do të tregojnë se sa i rëndë është dëmtimi dhe kohën që do të qëndrojë pushim mesfushori 23-vjeçar.

Këtë sezon ai është aktivizuar në 21 ndeshje me një total prej 1004 minutash mes kampionatit, Ligës së Konferencës dhe Kupës në Poloni.

Çelhaka u transferua në gusht të vitit 2021 nga Tirana te Legia e Varshavës, aty ku ka kontratë deri në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat