Muller: Nuk mendoj se Borussia Dortmund do të luftojë deri në ditën e fundit

Futboll

Muller: Nuk mendoj se Borussia Dortmund do të luftojë deri në ditën e fundit

Më: 17 janar 2024 Në ora: 13:26
Muller

Sulmuesi gjerman Thomas Muller është i fokusuar në objektivat që duhen arritur me fanellën e Bayern Munich këtë sezon. Skuadra bavareze është e dyta në Bundesliga, pas Bayer Leverkusen ende të pamposhtur të Xabi Alonso.

Gjithsesi, klubi bavarez dëshiron të arrijë sa më larg të jetë e mundur si në kampionat sahtu dhe në Ligën e Kampionëve. Sipas Muller, në kampionat titulli do të vendoset në një gare dyshe mes Bayern dhe Leverkusen. Ai ka lënë jashtë kësaj gare rivalët historikë të Borussia Dortmund, duke parë se janë 15 pikë larg kreut.

“Unë nuk mendoj se Borussia Dortmund do të luftojë deri në ditën e fundit këtë sezon për titullin. Te Bayer po bëjnë mire në kampionat, por ne kemi ambicje të mëdha dhe mund të bëhemi përsëri kampionë”, tha Muller.

“Duhet të përqendrohemi dhe t’i kushtojmë vëmendje vetëm lojës sonë. Duam të bëhemi kampionë, kjo është e vetmja gjë që mendoj në kokën time. Do të shohim se si do të paraqitet Leverkusen pjesën e dytë të sezonit”, tha sulmuesi 34-vjeçar gjerman.

Gjithsesi, Muller nuk e sheh Bayern-in e tij si favorit në Champions League. “Ne po bëjmë mjaft mirë për momentin, por do të duhet diçka më shumë për të fituar Ligën e Kampionëve. Ne duhet të dëshmojmë se jemi në lartësinë e detyrës në gjysmën e dytë të sezonit”, tha Muller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat