Buffon i jep zemër De Rossit

Futboll

Buffon i jep zemër De Rossit

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:49
Buffon

Gianluigi Buffon ka ndarë shumë me Daniele De Rossin në kombëtare dhe e njeh shumë mirë. Ish-portieri i Juventusit, tani kryetar i delegacionit të kombëtares italiane, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, pas lajmit se ish-shoku i tij i “armëve” është bërë trajner i Romës:

“E keni të vështirë të thoni jo.

Për mirë apo për keq, Daniele tashmë ka fituar pak përvojë.

Pastaj, nëse ke ide futbolli dhe vetëdije për të menaxhuar presionet e atij lloj pozicioni, më së shumti bëhet.

Në Romë vështirësia më e madhe qëndron pikërisht në menaxhimin emocional të komponentëve të ndryshëm”.

Buffon vazhdoi: “Ashtu si çdo trajner i ri, ai do të sjellë ajër të pastër në fillim. Do ta bëjë grupin të punojë me një entuziazëm tjetër. Të gjithë do të stimulohen, sepse zakonisht në këto raste ia fillon nga e para”.

Buffon shpjegoi gjithashtu se çfarë mendon se mund ta bëjë atë trajner të mirë te verdhekuqtë: “Pasioni, personaliteti, karakteri. Bindja e ideve të tij dhe njohuritë për mjedisin janë një kombinim fitues. Më pas roli i tij si lojtar e bëri të kishte njohuri më të thella dhe më të gjera të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat