​Pse Tiago Djalo do t’i bashkohet Juventusit më vonë se sa pritej?

Futboll

​Pse Tiago Djalo do t’i bashkohet Juventusit më vonë se sa pritej?

Më: 17 janar 2024 Në ora: 11:37
Tiago Djalo

Tiago Djalo pritej që t’i nënshtrohej testeve mjekësore në Torino te Juventusi këtë javë, por ai do të mbërrijë në Itali pas disa ditësh, pasi që “Zonja e Vjetër” duhet fillimisht ta finalizojë shitjen e Filippo Rannochias te Palermo.

Juventusi ka arritur një marrëveshje me Djalon dhe klubin e tij Lille për një transferim që kap shifrën e 3.5 milionë eurove plus bonuset.

Kontrata e mbrojtësit portugez skadon në qershor të vitit 2024, kështu që Juventusi arriti marrëveshje me Lille për një shumë më të ulët transferimi.

Djalo, një ish-mbrojtës i Milanit, duhej të arrinte në Itali këtë javë, por sipas “Gazzetta”, Juventusi ende është duke e finalizuar shitjen e Rannochias te Palermo, kështu që portugezi duhet të pres edhe disa ditë.

Djalo pritet të arrijë në Torino gjatë fundit të kësaj jave ose në fillimin e javës së ardhshme, pasi që Juventusi po shpreson ta finalizojë transferimin e Rannochias mes ditës së premte dhe fillimit të javës së ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat