Skuka përjetësisht i kuq, tregon pse nuk shkëlqeu te Metz

Futboll

Skuka përjetësisht i kuq, tregon pse nuk shkëlqeu te Metz

Më: 16 janar 2024 Në ora: 12:35
Xhuliano Skuka

Xhuliano Skuka u rikthye sërish te Partizani pasi aventura në Europë nuk shkoi sipas planeve.

Pavarësisht atij shpërthimi tek të kuqtë dhe Kombëtarja, Skuka ngeli në hije te Metz dhe Maribor.

Këtë herë sulmuesi ka dhënë një rrëfim në “Zona 30” duke treguar arsyet e dështimit europian.

E teksa pyetet nga gazetari se nëse Tirana do ta telefononte në këtë merkato janari para Partizanit, Skuka tregon se jo vetëm që nuk do të shkonte te bardheblutë, por do të preferonte 6 muaj stërvitje individuale përpara tyre.

“Kur ika unë te Metzi, ishte sulmuesi Mikautadze, në formën e tij më të mirë. U shit për 15 milionë euro, nuk u shit kot, golashënuesi i ligës së dytë në Francë. Do të ishte njësoj sikur ai të vinte te Partizani kur isha unë, nuk do të kishte shumë hapësira. Unë jam në kontratë me Metzin, por për gjashtë muaj do të jem te Partizani.

Unë nuk kam luajtur asnjëherë pykë, 9 të Metz, kam luajtur gjithmonë në krahë. Pastaj kam kërkuar unë që të luaj te ekipi i dytë, për të marrë pak minuta, pavarësisht se trajneri nuk donte që unë të shkoja atje.

Nuk ka shumë ndryshim mes Shqipërisë dhe Europës. Në rregull, unë nuk kam kaluar shumë ekipe në Europë, vetëm Metz dhe Maribor, por mund të them se 3 vendet e para në Shqipëri, rrahin çdo ekip në Slloveni. Unë te shkoja te Tirana tani? Jo, më mirë bëja 6 muaj stërvitje individuale vet sesa të shkoja atje”, tha Skuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat