Manuel Akanji habit Granit Xhakën, ky i fundit i lë tifozët të ëndërrojnë

Futboll

Manuel Akanji habit Granit Xhakën, ky i fundit i lë tifozët të ëndërrojnë

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2024 Në ora: 22:03
Granit Xhaka

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, zbulon recetën e suksesit të ekipit të Bayer Leverkusenit, aktualisht lider i Bundesliga I. 

Ai i bën tifozët e FC Basel të ëndërrojnë.

Ashtu si dymbëdhjetë muaj më parë, Granit Xhaka ka fituar çmimin ‘Lojtari më i mirë i Zvicrës’ për vitin 2023. 

“Disi çuditërisht, Manuel Akanji, i cili gjithashtu u nominua, fitoi pesë (!) tituj me Manchester Cityn vitin e kaluar. Ai uron nga Anglia përmes një video-mesazhi, me fjalët: "Granit, ju gjithmonë shkoni përpara, ju jeni udhëheqësi ynë. E meritoni titullin!”.

Vetë Xhaka shfaqet personalisht në kryeqytet me bashkëshorten Leonita për të marrë trofeun”, shkruan mediumi zviceran “Blick”. 

“Blick”: Granit Xhaka, urime! Çfarë do të thotë çmimi për ju?

Granit Xhaka: Krenari dhe kënaqësi. Është shpërblimi për punën e vështirë të përditshme. Si futbollist ke edhe ditë të zeza, nëse, sikur mua në Londër, ju shajnë mbi 60,000 njerëz në stadium.

Cila është marrëdhënia juaj me Manuel Akanji?

Granit Xhaka: Shumë e mirë! E meritonte po aq titullin. Sezonin e kaluar ai qeshte më shumë në fushë sesa unë...

Me Bayer Leverkusen ju jeni lideri i pamposhtur në Bundesligë. Pse gjërat po shkojnë kaq mirë?

Granit Xhaka: Sapo hyra në dhomën e zhveshjes ditën e parë, ndjeva: Ky është një ekip i mirë, një shpirt i mirë ekipor. Ne gjithashtu kemi një trajner fantastik, Xabi Alonso.

Kushdo që kryeson tabelën në pjesën e parë duhet të ketë titullin si synim apo jo?

Granit Xhaka: Do të ishte herët të flitej për titullin. Askush nuk ka fituar asgjë në pjesën e parë.

Si reagoi familja juaj pas kthimit në Gjermani?

Granit Xhaka: Edhe pse gruaja ime është nga Dyseldorfi, ajo ishte kundër që ne të largoheshim nga Londra. Sigurisht, kjo i bëri gjërat edhe më të vështira.

Gjithsesi, nuk është e lehtë të largohesh nga ky qytet i madh pas shtatë vitesh. Leverkusen më ofroi një kontratë afatgjatë. Dhe nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë siç kanë shkuar, padyshim që ishte vendimi i duhur.

A do të thotë kjo se tifozët në Basel mund të shpresojnë për një rikthim në fund të karrierës së juaj?

Granit Xhaka: Kur të mbarojë kontrata ime me Leverkusenin, do të jem gati 36 vjeç. Le të shohim nëse kam akoma dëshirë të luaj futboll. Por të luash sërish bashkë me Taulantin (vër. vëllain e tij) me fanellën kuqe e kaltër të FCB-së është një ëndërr. Dhe deri më tani pothuajse të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar.

Nëse mund të zgjidhni: do të preferonit të ishit kampion gjerman apo kampion europian në verë?

Granit Xhaka: Eh, pyetje e vështirë! Le ta themi kështu: Nëse do të kisha një nga titujt me siguri, do të firmosja menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat