Ancelotti barazon Zidanin

Futboll

Ancelotti barazon Zidanin

Më: 14 janar 2024 Në ora: 23:33
Zidani e Ancelotti

Carlo Ancelotti vazhdon të shkruajë një histori të mrekullueshme me Realin e Madridit.

Trajneri nga Rexhiolo barazoi Zinedin Zidanin të mërkurën në mbrëmje si trajneri i dytë me më shumë ndeshje në krye të Realit të Madridit, 263 të tilla, ndërkohë që sot arriti ta kalonte duke regjistruar ndeshjen e 264 në stolin e Realit.  

Por “ZZ” ishte ende përpara për sa i përket trofeve të fituar, njëmbëdhjetë kundrejt dhjetë të italianit, i cili arriti të barazohej me francezin fale triumfit mbrëmjen e sotme ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së zhvilluar në Riad.  

Historia moderne e Realit nuk mund të kuptohet pa Ançelotin dhe Zidanin, dy trajnerët me të cilët Madridi ka fituar pesë Champions-et e fundit. 

Me Karlon si kreu teknik dhe Zizu si i dyti, Madridi i dha fund një pritjeje të gjatë (dymbëdhjetë vjet) për të fituar “La Décima” (të dhjetën) në Lisbonë kundër Atletikos së Madridit. Zidan më pas mori trashëgiminë e Ancelottit, i cili u largua nga klubi në vitin 2015 për t’i hapur rrugë Rafa Benitezit. 

Zidan dhe Ançeloti arritën kuotën e njëmbëdhjetë trofeve dhe përpara të dyve shfaqet vetëm figura totemike e Miguel Munjoz me 15 trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat