Redknapp: Guardiola e ndryshoi futbollin

Futboll

Redknapp: Guardiola e ndryshoi futbollin

Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:32
Guardiola

Ish-lojtari i kombëtares angleze, tani një analist i respektuar i futbollit, Jamie Redknapp, nuk ka asnjë dilemë kur pyetet se cili është trajneri më i mirë i futbollit i të gjitha kohërave.

“Pep Guardiola është më i miri mes trajnerëve. Në thelb, në ditët e sotme të gjithë luajnë futboll në mënyrën e tij, të gjithë i nisin veprimet nga vija e fundit. Ne menduam se kjo ishte e pamundur”, tha Jamie Redknapp.

Për sa i përket numrit të titujve në Angli, Sir Alex Ferguson është i padiskutueshëm dhe shumë njerëz në Ishull nxjerrin në pah edhe madhështinë e Bill Shankly, por ish-lojtari i Liverpool, Tottenham, Bournemouth dhe Southampton thekson se vetëm Guardiola e ndryshoi futbollin.

“Pep ishte kampion kombëtar 11 herë në 14 vjet (Spanjë, Gjermani, Angli) dhe fitoi gjithsej 48 trofe të mëdhenj. Mund të flisni për Sir Alex Ferguson ose Bill Shankly, por Pep e ndryshoi futbollin përgjithmonë”, tha Jamie Redknapp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat