Sadiki “kërcënon” kundërshtarët

Futboll

Sadiki “kërcënon” kundërshtarët

Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:18
Sadiki - djathtas

Laçi dhe Erzeni kanë mbyllur në barazim ndeshjen e luajtur në kuadër të javës së 19-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në Kurbin nuk pati shumë histori, duke u mbyllur me barazimin pa gola 0-0.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV foli mbrojtësi i Erzenit, Nehar Sadiki.

“Golin që na e bëri Laçi isha shumë i sigurt që ishte në pozicion të parregullt.

E mbajtëm topin por ishim shumë të ngadaltë.

Tentuam, por e bëmë shumë avash-avash dhe nuk ia dolëm të shënonim.

Në ecjen e topit nuk ishim të shpejtë dhe nuk jemi të qartë në 30 metrat e fundit”, u shpreh fillimisht Sadiki.

-Merkato e Erzenit?

“Kemi marrë disa lojtarë me kualitet të mirë dhe do të ambientohen.

Këta lojtarë të japin motiv të stërvitesh më shumë. Me këto afrimë shpresoj që të arrijmë objektivat e klubit.

Jemi shumë kockë e fortë dhe do t’i marrim ndjeshjet 1 nga 1. Duhet ta marrim çdo ndeshje më këmbë në tokë dhe si fitore dhe mendoj se do ia dalim”.

-Duhet të kenë kujdes kundërshtarët nga Erzeni?

“Normal që duhet të bëjnë kujdes. Jemi ekip shumë i mirë, vetëm që po na mungon goli. Jemi kockë e fortë siç e kemi treguar deri më sot që nuk pësojmë lehtë. Çdo ekip ta mendojë mirë kur të përballet me ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat