Flet ish - mjeku i Bayernit dhe i Gjermanisë: Dallova shumë kohë më parë sëmundjen e Bekenbauer

Futboll

Flet ish - mjeku i Bayernit dhe i Gjermanisë: Dallova shumë kohë më parë sëmundjen e Bekenbauer

Më: 14 janar 2024 Në ora: 12:57
Dr.Hans-Vilhelm Myler-Volfahrt

Humbja e parakohëshme e Franc Bekenbauer ka shokuar tej mase njërin prej bashkëpunëtorëve të tij më besnikë. Bëhet fjalë për mjekun historik të Bayernit të Munihut dhe Gjermanisë, Dr.Hans-Vilhelm Myler-Volfahrt.

“Jemi takuar për herë të parë me Francin në 1977-ën. Kur unë nisa të punoja si mjek te Bajerni, Bekenbauer ishte kapiten i ekipit”, nis rrëfimin e tij 81-vjeçari në podcastin “Die Blaue Coach”.

“E përjetova me dhimbje vdekjen e tij. U surprizova kur ma komunikuan. Unë e dija se ishte i sëmurë, madje e kam ndjekur deri një vit më parë.

Deri në momentin kur vendosa të mos ushtroja më profesionin. Por më vjen shumë keq pasi nuk isha përgatitur se do të shuhej kaq shpejt”, tregon Dr.Hans-Vilhelm Myler-Volfahrt.

Siç dihet “Perandori” i futbollit u shua si pasojë e përkeqësimit të sëmundjeve (Parkinson dhe dementia), të cilat sipas mjekut i ishin shfaqur shumë kohë më parë. “Kam vënë re simptomat e para shumë shumë kohë më parë. Që në momentin kur dallova se diçka nuk shkonte shpresoja që të mos ishte aq keq”, shpjegon 81-vjeçari.

“Nuk doja ta pranoja realitetin. Franc Bekenbaueri im nuk mund të sëmurej. Ishte një personalitet i madh. Ishte unik në llojin e vet. Ai ishte mbi gjithçka”, mbylli fjalën e tij Dr.Hans-Vilhelm Myler-Volfahrt në podcastin “Die Blaue Coach”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat