Lojtari shqiptar humb transfertën në Milano

Futboll

Lojtari shqiptar humb transfertën në Milano

Më: 14 janar 2024 Në ora: 11:27
Roma

Listës së përpiluar nga Zhoze Murinjo me lojtarët, të cilët do të jenë sot të pranishëm në “San Siro” për të sfiduar Milanin, i mungon Marash Kumbulla.

Mbrojtësi shqiptar, i cili kaloi një kalvarë të gjatë dëmtimesh, ka munguar muaj të tërë për shkak të dëmtimit të pësuar në gju pikërisht në një ndeshje përballë Milanit.

Ai u grumbullua për herë të parë me ekipin e parë vetëm mesjavën e kaluar për derbin, të vlefshëm për Kupën e Italisë. Ditën e djeshme Kumbulla është stërvitur me grupin, por në mbrëmje Murunjo ka vendosur që të mos e ftojë për transfertën e Milanit.

Mësohet se 24-vjeçari ka një mbingarkesë në muskujt e kofshës dhe stafi i mjekëve të Romës ka vendosur për ta lënë pushim pasi kërkon të evitojë të tjera telashe me lojtarin.

Përveç Kumbullës, Romës i mungojnë edhe Dibala e Sançezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat