Nice bën “hap fals” në garën për titullin

Futboll

Nice bën “hap fals” në garën për titullin

Më: 13 janar 2024 Në ora: 23:44
Pamje nga ndeshja

Nice bën “hap fals” në garën për titullin!

Rennes bind në “Roazhon Park” ndaj Nice në javën e 18-të, me këta të fundit që bëjnë “hap fals” në garën për titullin e Ligue 1.

Ndeshja u dominua e gjitha nga vendasit, të cilët zhbllokuan takimin në minutën e 31’ me Bourigeaud, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë në minutën e 54’ ishte Kalimuendo ai që gjeti rrugën drejt rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e Rennes.

Pavarësisht rasteve të tjera, në fund kjo përballje u mbyll me rezultatin 2-0, me Rennes që renditet në vend të 10-të me 22 pikë.

Nice nga ana tjetër bën një “hap fals” dhe pas javës së 18-të të Ligue 1 renditet në vend të dytë me 35 pikë, pesë më pak se PSG-ja kryesuese, por me parisienët që ende se ka zhvilluar ndeshjen e javës së fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat