Ancelotti: Hall i madh për mua

Futboll

Ancelotti: Hall i madh për mua

Më: 13 janar 2024 Në ora: 12:35
Ancelotti e Xavi

El Clasico e radhës do të luhet në Arabinë Saudite. Reali i Madridit dhe Barcelona do të përballen mes tyre në “KSU Stadium”, Riyadh (20:00).

Në mes ështe trofeu i Superkupës së Spanjës. Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti preku disa tema në prononcimin për shtypin.

Reali kërkon “hakmarrjen” për humbjen e finales së vitit të kaluar përballë katalanasve. Nëse djemtë e tij triumfojnë, tekniku italian do të barazonte Zinedine Zidane si trajneri i dytë me më shumë trofe të fituara (11) në historinë e Realit.

“Jemi mirë, skuadra e ka marrë veten, është rikuperuar nga derbi me Atleticon. Jemi afër trofeut të parë sezonal, jemi shumë të motivuar dhe do të futemi në fushë për fitore.

Portieri titullar? E vlerësoj shqetësimin tuaj, por do ta zgjidh këtë çështje. Firmosëm me Kepën pas dëmtimit të Courtois, por edhe ai u dëmtua. Dhe Lunin është paraqitur shumë mirë.

Në këtë moment, unë nuk ndihem në gjendje për të zgjedhur titullarin dhe atë që do të përfundojë në stol… Rëndësi ka që të dy djemtë të më kuptojnë.

Barcelona? Do të japim gjithçka, sepse është një detyrim që ta kërkon kjo fanellë dhe ky klub. Nuk do të zbresim në fushë për hakmarrje. Barcelona është një rival që ne e respektojmë shumë, ata janë një ekip shumë i fortë. Por uria për të fituar te Reali, është gjithmonë e njëjta.

Xavi? Ai po bën një punë të shkëlqyer, por është e vërtetë që ai nuk ka përvojën time. Sepse ka më pak kohë që po e bën këtë profesion.

Karriera e tij flet vetë, të qenit një nga mesfushorët më të mirë në botë e ndihmon atë. Është ndryshe të stërvitësh dhe të punosh si trajner, por gjithsesi të ndihmon fakti që ke luajtur vetë”, theksoi tekniku emilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat