Kane fillon të lë gjurmë në Bundesliga, barazon rekordin e madh të Lewandowskit

Futboll

Kane fillon të lë gjurmë në Bundesliga, barazon rekordin e madh të Lewandowskit

Më: 13 janar 2024 Në ora: 09:46
Harry Kane, Robert Lewandowski

Harry Kane shënoi kundër Hoffenheim në një fitore 3-0 të Bayern Munichut dhe barazoi rekordin e Robert Lewandowski për më shumë gola në pjesën e parë të sezonit në Bundesliga.

Teksa shënoi në fundin e ndeshjes, kapiteni i Anglisë arriti golin e tij të 22-të të sezonit dhe barazoi rekordin e Lewandowskit për në shumë gola ​​të Bundesligës në gjysmë të sezonit, një rekord që ylli polak kishte vendosur në sezonin 2020-21.

Kur Lewandowski vendosi rekordin për më shumë gola në gjysmën e parë të sezonit, ai vazhdoi të thyente rekordin prej 40 golave ​​të Gerd Muller me më shumë gola të shënuar në një sezon të Bundesligës.

Kane aktualisht është në rrugën e duhur për të barazuar rekordin e legjendës polake nga 41 gola apo edhe ta thyej gjithë rekordin e madh të kampionatit gjerman.

Me sytë e tij plotësisht të vendosur drejt rekordit për më shumë gola të shënuar në Bundesligë në një sezon, Kane do të duhet të shënojë të paktën 19 gola në 16 ndeshjet e mbetura për të barazuar rekordin.

Gjysma e dytë e sezonit do të fillojë për anglezin kur Bayern Munichu pret Werder Bremenin më 21 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat