Hoxhallari: Titulli? Na ka shpërqëndruar në fillim

Futboll

Hoxhallari: Titulli? Na ka shpërqëndruar në fillim

Më: 12 janar 2024 Në ora: 23:48
Hoxhallari - djathtas

Tirana ka fituar 2 me 3 derbin me Dinamon në stadiumin “Niko Dovana”.  Bardheblutë arritën një përmbysje të çmendur në pjesën e dytë. Deri në minutën e 57’ rezultati ishte 2 me 0 në favorin e Dinamos.

Më pas Hoxhallari dhe Deliu barazuan brenda 2 minutave. Për përmbysjen mendoi Latifi me penallti në minutën e 81’.Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN Erion Hoxhallari, që shënoi golin e parë për Tiranën.

"Në mbarim të pjesës së parë kishim besim, dhe pas pësimit vazhduam me të njëjtim ritëm. Besuam dhe arritëm të mbanim ndeshjen", tha Hoxhallari.

Lojtarë të tjerë?

I uroj më të mirën Hasanit dhe Hilës, nuk më përket mua ardhja e lojtarëve.

Shpresoj të vijnë lojtarë me kualitet, te Tirana nuk kanë munguar.

Nuk duhet të mendojmë fundin, por ndeshjen e radhës me Teutën.

Kjo na ka shpërqëndruar në fillim. Kampionati është i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat