Kërkohet rikthimi te fitorja ndaj Skënderbeut

Futboll

Kërkohet rikthimi te fitorja ndaj Skënderbeut

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:41
Egnatia

Egnatia vazhdon intensivisht përgatitjet për duelin me Skënderbeun, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 13:30.

Ky takim do të zhvillohet në “Egnatia Arena”  dhe rrogozhinasit janë të ‘dënuar” vetëm për fitoren.

Skuadra e udhëhequr nga Edlir Tetova do të synojë rikthimin te 3 pikët në kampionat dhe për të mbajtur rivalën larg, teksa ditën e djeshme në stërvitje ishte i pranishëm edhe Agim Demrozi.

Kreu i rrogozhinasve ka zbritur në fushë për të parë nga afër përgatitjet e skuadrës.

Bëhet me dije se kreu i klubit ka qëndruar për rreth 85 minuta në fushë, ndërsa ekipi vazhdonte stërvitjen për duelin me korçarët.

Gjithashtu bashkë me Demrozin ishte i pranishëm edhe drejtori sportiv i skuadrës, Klejdi Zenelaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat