Instruktori i UEFA-s: Synojmë të rrisim standartin në futbollin e djemve e vajzave

Futboll

Instruktori i UEFA-s: Synojmë të rrisim standartin në futbollin e djemve e vajzave

Më: 12 janar 2024 Në ora: 14:09
Pamje nga seminari

Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përmbyllur me sukses testet fizike dhe seminaret teorike për arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore” në prag të rifillimit të edicionit futbollistik 2023-2024.

Të mërkurën arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore” iu nënshtruan testeve fizike në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” me rezultatet që ishin mjaft të mira, ndërsa të enjten u zhvillua seminari, ku mori pjesë edhe Instruktori i UEFA-s dhe Drejtori i IFAB, David Elleray.

Gjatë seminarit u diskutua për situata të ndryshme të lojës dhe interpretimi i duhur i rregulloreve, ndërsa arbitrat shkëmbyen vazhdimisht mendime për raste të caktuara të ndeshjeve.

Drejtori i IFAB dhe Instruktori i UEFA-s, David Elleray, duke folur për Fshf.org vlerësoi ecurinë e seminarit dhe theksoi se qëllimi kryesor është për të rritur standartin e arbitrave dhe asistentëve e për t’i bërë ata më profesionistë e më të fokusuar në lojë.

“Vizita ime këtu është në vazhdën e punës së bërë. Këtë gjë e kemi bërë gjatë dy viteve të fundit me qëllim për të rritur standartin e arbitrave dhe asistentëve në lojën e djemve dhe vajzave, për t’i bërë ata më profesionistë, më të fokusuar.

Gjatë seminarit me temë “Menaxhimi i lojës”, do të shikojmë impaktin qe ka një arbitër në lojë. Do të studiojmë edhe rastet e simulimeve brenda zonës. Përqendrimi në lojë, kujdesi nga arbitri për ta mbajtur lojën në kontroll” – përfundoi David Elleray. Në këtë seminar teorik u diskutuan dhe u evidentuan të gjitha problematikat e kampionatit tonë dhe gjithashtu u punua edhe me video-teste që UEFA përdor sot për të gjithë arbitrat e niveleve të ndryshme.

Në përfundim të seminarit, Drejtori i IFAB dhe Instruktori i UEFA-s, David Elleray i dorëzoi stemën e FIFA-s si arbitër kryesor, Florian Latës e Eglantina Pjetrushajt dhe tre asistentëve, Arbër Zallës, Xhuljo Manit dhe Erind Burgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat