Marota: Diskutim konstruktiv

Futboll

Marota: Diskutim konstruktiv

Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:43
Marota

“Ishte një takim konstruktiv”. Kështu është shprehur administratori i deleguar i Interit, Xhuzepe Marota, duke u larguar nga selia e Federatës së Futbollit, ku u zhvillua një takim mes presidentit Gabriele Gravina dhe klubeve të Serisë A, një takim që zgjati rreth tri orë për reformat e futbollit italian.

Presidenti Gravina dhe drejtuesit e klubit diskutuan në veçanti një reduktim drastik të numrit të ekipeve profesionale (aktualisht 100, të ndarë midis Serisë A, B dhe C) që mund të çojë në një rikthim të kampionateve me 18 ekipe.

Ky reduktim do i përkiste të gjitha ligave, nga Seria A te Seria C, me këtë të fundit që do të pësonte ndikimin më të madh, duke qenë se aktualisht ka 60 ekipe të ndara në tri grupe.

Për momentin emrat e mëdhenj janë në favor të kësaj zgjidhjeje, kurse ato të mesme-të vogla, natyrisht, synojnë të ruajnë formatin aktual prej 20 pjesëmarrësish, për të mos rrezikuar të humbasin një vend në tryezën e madhe. Mbledhja e jashtëzakonshme për këtë temë është caktuar në 11 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat