Kërkojnë lojtarë për ligën e tretë të futbollit, ja sa rrogë ofrojnë

Futboll

Kërkojnë lojtarë për ligën e tretë të futbollit, ja sa rrogë ofrojnë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 17:52
Ronaldo

Sauditët po kërkojnë futbollistë për nivelin e tretë të garës atje.

Paga mujore është nga 3000 deri në 4000 euro, ndërsa lojtarëve u ofrohet edhe shtëpi për shfrytëzim, theksohej në reklamën e “FutbolJobs”, i cili përpiqet të tërheqë lojtarë nga e gjithë bota për t’u angazhuar në klubet e nivelit të tretë saudit.

Jo vetëm lojtarët në fund të karrierës së tyre, por edhe ata në kulmin e tyre filluan të vijnë në Arabinë Saudite, sepse ekipet e ligës së parë atje ofrojnë paga më të mira se shumica e klubeve evropiane.

Sauditët jo vetëm që i janë përkushtuar projektit të zgjerimit të tregut të rangut të tyre elitar, por duan të bëjnë të njëjtën gjë edhe me gradat më të ulëta.

CEO i “FutbolJobs”, Valentin Botela Nicolas tha për Marca: “Reagimet që patëm pas asaj reklame ishin të mëdha. Kishim mijëra ndërveprime të përditshme, përmes e-mailit, rrjeteve sociale dhe WhatsApp. Në atë moment kuptuam se ky treg ishte tashmë një realitet dhe njerëzit e futbollit kanë konfirmuar se kërkesa nuk është vetëm për yjet e mëdhenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat