Ancelotti, i dyti pas Zidanes te Real Madridi

Futboll

Ancelotti, i dyti pas Zidanes te Real Madridi

Më: 11 janar 2024 Në ora: 16:15
Zidane e Ancelotti

Carlo Ancelotti vazhdon të shkruajë një histori të mrekullueshme me Real Madridin. Trajneri nga Reggiolo barazoi Zinedine Zidane të mërkurën si trajneri i dytë me më shumë ndeshje të drejtuara në klubin e “Bernabeu”, 263 të tilla. Por ZZ është ende përpara për sa iu përket titujve të fituar, 11 ndaj 10 të italianit, i cili mund të barazohet me francezin nëse fiton Superkpuën e Spanjës në Riad.

Historia moderne e Real Madridit nuk mund të kuptohet pa Ancelottin dhe Zidane, dy trajnerët me të cilët “Los Blancos” kanë fituar pesë Kupat e fundit Evropiane/Champions League. Me Carlon si trajner i parë dhe Zizou si i dytë, Real Madridi i dha fund një pritjeje të gjatë (12 vite) për të fituar “Décima” në Lisbonë kundër Atletico Madridit.

Zidane, më pas “mprehu dhëmbët” si pasues i “Carletto”, i cili u largua nga klubi më 2015 për t’i hapur rrugë Rafa Benítez. Presidenti Perez më pas zgjodhi Zidane, i cili në atë kohë ishte tashmë trajner, por i Castilla.

ZZ korrigjoi kursin e Real Madridit dhe e çoi në finalen e Champions League në Milano, përsëri me Atletico Madridin si rival. Ishte një tjetër finale agonike, pothuajse po aq sa ajo e “Da Luz”, e cila shpagoi sërish të bardhët me penallti. Ky ishte i pari nga tre Champions radhazi të fituara nga Real Madridi i Zidane, diçka që nuk kishte ndodhur që kur Bayerni i Franz Beckenbauer e bëri këtë në vitet ’70.

Pas largimit të Zidane, Real Madridi kaloi një periudhë paqëndrueshmërie në stol. “Bastet” për Lopeteguin dhe Solari nuk funksionuan, rikthimi i Zidane nuk ndihmoi për të rikuperuar Ligën e Kampionëve, megjithëse fitoi La Liga-n. Në vitin 2021, klubi zgjodhi sërish Ancelottin, me Zidane edhe një herë larg stolit.

Në sezonin e parë të italianit, ai përsëriti dopietën La Liga-Champions të arritur nga Zidane në sezonin 2016-2017. Sezoni historik 2021-2022 i la vendin atij në të cilin objektivat kryesore nuk u arritën, por ato dytësore ishin: Superkupa e Europës, Kupa e Botës për Klube dhe Kupa e Mbretit.

Titulli i arritur në “La Cartuja” kundër Osasuna është, për momentin, i fundit i Ancelottit me madrilenët. Trofeu i dhjetë në total për italianin në stolin e “Los Blancos”. Zidane fitoi 11 trofe si trajner në “Bernabeu”.

Në total, të dhënat e Ancelottit në 263 ndeshjet që ndan me Zidane përmirësojnë atë të francezit në fitore (191 me 172), gola (632 me 596) dhe përqindje të fitoreve: 72% për italianin, 65% për francezin. Por, sa iu përket titujve, Ancelotti është tashmë i dyti, pas Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat