Shkëndija e Tetovës “zbarkon” në Superiore

Futboll

Shkëndija e Tetovës “zbarkon” në Superiore

Më: 11 janar 2024 Në ora: 13:22
Shkëndija e Tetovës

Jemi në periudhë merkatoje, ku skuadrat synojnë të përforcojnë organikën e tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Për ekipet e Superiores nuk ka vetëm afrime, por edhe largime, ku shumë prej talenteve kanë përfunduar në radarin e klubeve të tjera.

Shkëndija e Tetovës kërkon të përfocojë mbrojtjen dhe për këtë repart ka “zbarkuar” në Superiore. Kuqezinjtë i kanë “shkelur” syrin talentit 21-vjeçar të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Gerald Smajlin për të cilin sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se është ofruar një ofertë e majme.

21-vjeçarit i përfundon kontrata me shkodranëet në fund të këtij sezonit dhe në këto kushte bëhet me dije se Shkëndija është e gatshme të ofrojnë shumëfishin e asaj që lojtari përfiton te kuqeblutë. Shifrat konkrete nuk bëhen të ditura, por oferta e kuqezinjve duket se ka “tunduar” Smajlin.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut kërkon me çdo kusht transferimin e mbrojtësit në merkaton e janarit, ndërsa Smajli do të bashkohej me Erald Çinarin dhe Klisman Caken te tetovarët. Mbetet të shihet nëse Vllaznia do të heqë dorë nga shërbimet e 21-vjeçari apo do t’i bëjë “bllokadë” skuadrës tjetër shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat