Një tjetër lojtar mund të largohet nga Tirana

Futboll

Një tjetër lojtar mund të largohet nga Tirana

Më: 11 janar 2024 Në ora: 12:23
Tirana

Tirana mund të humbasë një tjetër pjesë. Pas Ardit Hilës dhe Florent Hasanit, Klevi Qefalija mund të lërë bardheblutë.

Edhe pse është prodhim i Tiranës, Qefalija ka kërkuar që të luajë.

Fakt është që te Tirana vendet janë të zëna dhe në këtë mënyrë burime në skuadër bëjnë me dije se ai ka shprehur dëshirën që të shkojë në një ekip tjetër ku të ketë mundësi të aktiviziohet më shumë, qoftë edhe borxh.

Klubi bardheblu insiston që Qefalija të qëndrojë në ekip dhe të luftojë për vendin e titullarit së bashku me Tolën, Metën, Deliun, Lushkjen dhe Jonuzin.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Në fillimin e sezonit të shkuar Qefalija ishte titullar, por dëmtimi në kokë bëri që ai të humbasë vendin e titullarit.

LARGIMET – Rapidi i Bukureshtit zyrtarizoi para vitit të ri blerjen e sulmuesit të Tiranës, Florent Hasani. Klubi Tirana përfitoi nga ky transferim 300 mijëeuro neto.

Gjithashtu bardheblutë kanë mbajtur edhe 10 për qind të kartonit në rast shitjejetë lojtarit që ikën në janar ngaShqipëria. Para dy ditësh u largua nga skuadra edhe ArditHila. Nëse Tirana lejon ikjen edhe të Qefalijas, do të ishte largimi i tretë këtë janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat