Presidenti i Senegalit “hap thesin” e shpërblimeve

Futboll

Presidenti i Senegalit “hap thesin” e shpërblimeve

Më: 10 janar 2024 Në ora: 19:01
Senegali

Kombëtarja e Senegalit ka shkuar në pallatin presidencial për të marrë bekimet përpara AFCON 2023.

Të mirëpritur nga Macky Sall, kreu i shtetit, Luanët Teranga morën flamurin kombëtar dhe më pas u nisën drejt Bregut të Fildishtë për të mbrojtur me guxim trofeun e tyre të fituar në 2022 në Kamerun. I shpallur si favoriti kryesor për AFCON 2023 nga superkompjuteri Opta, ekipi i Aliou Cissé mund të largohet edhe më i forcuar nga premtimi i presidentit.

Presidenti Sall inkurajoi Sadio Mané dhe shokët e tij të skuadrës që të përdorin një mentalitet luftarak në Bregun e Fildishtë për të përsëritur suksesin e edicionit të mëparshëm të Kupës së Kombeve të Afrikës. Dhe për këtë ai u premtoi një shpërblim të majmë në rast fitoreje të trofeut. "Nëse fitoni trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës, do të merrni shpërblime që nuk mund t'i imagjinoni.

Janë marrë të gjitha masat që futbollistët të kenë kushtet më të mira të mundshme gjatë kësaj veprimtarie" - u tha presidenti i Senegalit, futbollistëve të kombëtares. Luanët Teranga e nisin konkurrimin më 15 janar, me ndeshjen  kundër Gambias në Grupin C.

Për lojtarët e Aliou Cissé, të cilët do të përballen më pas me Kamerunin dhe Guinenë, premtimi i shpërblimit mund të rrisë ndjeshëm shpirtin e garës dhe egon për të fituar edhe në tokën e Bregut të Fildishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat