Juventusi piketon mesfushorin francez

Futboll

Juventusi piketon mesfushorin francez

Më: 10 janar 2024 Në ora: 16:56
Khephren Thuram

Juventusi vijon të punojë për t’u përforcuar akoma dhe më tepër në merkaton e dimrit, teksa prioritet i badhezinjve mbetet Khephren Thuram.

I cili është dëshira e madhe e “Zonjës së Vjetër”. Por, në orët e fundit ka pasur një interes edhe për për Manu Kone, francezin e lindur në 2001, i cili aktualisht është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Borussia Moenchengladbach .

Sipas shtypit italian, mesfushori është alternativa e parë nëse nuk arrihet të sigurohen shërbimet e Khephren Thuram, me futbollistin që mund ta presë me krahë hapur një kalim tek Juvja.

Gjithsesi, pritet që lëvizje të ketë dhe në dalje, teksa Filip Kostic ka marrë disa oferta nga Saudi Pro League. Dhe 31-vjeçari mund të largohet që këtë muaj. Kostic ka luajtur vazhdimisht, por performanca e tij nuk ka qenë gjithmonë aty ku duhet.

Juventusi po i bën llogaritë me shumë kujdes, teksa objektiv primar ka titullin kampion. Pavarësisht se Max Allegri insiston se objektivi real është rikthimi në Champions. Bardhezinjtë ndodhen dy pikë larg Interit që mban vendin e parë në renditje në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat