Galliani bind Maldinin, përforcohet Monza

Futboll

Galliani bind Maldinin, përforcohet Monza

Më: 10 janar 2024 Në ora: 14:25
Galliani

Monza zyrtarizon një përforcim në sulm. Klubi i Serie A ka siguruar shërbimet e Daniel Maldinit deri në fundin e sezonit.

Sulmuesi 22-vjeçar, djali i legjendës Paolo Maldini, ishte pjesë e Empolit në gjysmën e parë të këtij sezoni.

Daniel Maldini ka kontratë me Milanin, klub që ka pranuar propozimin e Adriano Gallianit për ta marrë te Monza e tij deri në verë.

Lojtari është huazuar tek ekipi i Palladinos, që renditet në vendin e 11-të në kampionatin italian të futbollit.

Monza do të jetë ekipi i katërt në karrierë për sulmuesin milanist. Që përveç kuqezinjve dhe Empolit, luajti edhe me Spezian në sezonin e kaluar.

“Këtu ndihem si në shtëpi, jam i lumtur që kam ardhur te Monza.

Bisedova edhe me babanë tim, ai më tha se Monza është zgjedhja më e mirë për mua.

Galliani ishte vendimtar në kalimin tim këtu. Kam biseduar pak edhe me trajnerin, me të cilin do të kem kohë të njihem më shumë në vazhdim”, deklaroi Maldini Jr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat