Shtron kërkesën te madrilenët

Futboll

Shtron kërkesën te madrilenët

Më: 10 janar 2024 Në ora: 10:57
Arda Guler

Тe skuadra e Real Madridit po mendojnë ta huazojnë turkun Arda Guler në këtë merkato, në formë që lojtari të fitojë më shumë eksperiencë teksa te madrilenët konkurrenca në sulm lë shumë pak hapësira për ishin futbollistin e Fenerbahçës.

Alternativat nuk mungojnë dhe në La Liga është Viljareali që interesohet për shërbimet e turkut Guler.

Për momentin, “nëndetësja” e drejtuar nga trajneri Marselinjo po zhvillon një sezon me shumë ulje e ngritje dhe transferimi i Guler mund t’i japë një tjetër impuls skuadrës.

Ndërkohë te Reali po e studiojnë këtë mundësi dhe në rast se binden nga projekti i Viljarealit për Guler, atëherë edhe mund të pranojnë formulën e huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat