Batatina: Kam refuzuar tri oferta për Llapin

Futboll

Batatina: Kam refuzuar tri oferta për Llapin

Më: 10 janar 2024 Në ora: 10:47
Tahir Batatina

Tahir Batatina është i vendosur që të mbetet te Llapi për ta nxjerrë kampion.

Trajneri llapjan ka thënë se ka refuzuar tri oferta nga Evropa në mënyrë që të fokusohet te Llapi i tij.

Në një intervistë për emisionin ‘Reload’, Batatina ka konfirmuar se në adresë të klubit kanë ardhur tre oferta zyrtare, por që janë refuzuar.

“Kam pasur oferta nga Kazakistani ku ishte Astana,nga Azerbajxhani, por edhe nga Moldavia ku më kërkoi gjiganti Sheriff Tiraspol”.

“Kanë qenë oferta të mira, pasi e Sheriffit ishte 330 mijë euro në vit, por kam vendosur t’i refuzoj shkaku i Llapit ku dua të dali kampion”, tha ndër të tjera Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat