Dinamo City - Tirana, të premten

Futboll

Dinamo City - Tirana, të premten

Më: 10 janar 2024 Në ora: 10:43
Orari

Kampionati “Abissnet Superiore” do të çelë siparin për vitin 2024 me javën e 19-të, që do të luhet e ndarë në tre ditë.

Të premten më datë 12 janar do të luhet sfida e parë e javës së 19-të, Dinamo City – Tirana.

Kjo ndeshje e rëndësishme do të startojë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”.

Një tjetër takim interesant është dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut, përballje që do të luhet të shtunën më 13 janar në “Egnatia Arena” prej orës 13:30. Në të njëjtën ditë do të luhet edhe sfida tjetër mes Partizanit dhe Teutës në “Arenën e Demave” në orën 17:00.

Dy sfidat e fundit të javës do të zhvillohen të dielën më datë 14 janar. Laçi – Erzeni do të jetë ndeshja e parë e ditës e cila do të luhet në orën 13:30 në stadiumin e “Laçit”. Java e 19-të do të mbyllet me sfidën Vllaznia – Kukësi, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” prej orës 17:00.

Kujtojmë që pas përfundimit të dy fazave të parë të kampionatit, renditjen e kryeson Egnatia me 37 pikë, e ndjekur nga Partizani (32 pikë), Tirana (26 pikë) dhe Vllaznia (26 pikë). Në fund të tabelës së klasifikimit qëndron Teuta me 16 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat