Nigeria me probleme

Futboll

Nigeria me probleme

Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:57
Victor Boniface

Nigeria nuk mund të llogaritë në Victor Boniface për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ai pritet të jetë jashtë fushës së gjelbër për së paku tre muaj, ka njoftuar klubi i Bayer Leverkusen.

Skuadra gjermane ka njoftuar se nigeriani do të mungojë tre muaj. 

"Victor Boniface nuk mund të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe gjithashtu nuk do të jetë i disponueshëm as për klubin. Ai do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.

Sulmuesi pritet të kthehet në skuadër në fillim të prillit", ka thënë Leverkusen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat