Real Madrid identifikon 20-vjeçarin si alternativën e Mbappes

Futboll

Real Madrid identifikon 20-vjeçarin si alternativën e Mbappes

Më: 9 janar 2024 Në ora: 18:19
Mbappe

Real Madrid raportohet se ka zgjedhur sulmuesin e Bayern Munich Jamal Musiala si një alternative të Kylian Mbappe.

Los Blancos kanë qenë prej kohësh në ndjekje të sulmuesit të PSG-së, me Mbappe në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes së tij dhe i kishte thënë klubit të tij aktual se nuk do ta rinovonte kontratën.

25-vjeçari është i lirë të nënshkruajë një parakontratë me një klub tjetër përpara një transferimi me kosto zero në verë, por ka pasur lajme kontradiktore për destinacionin e ardhshëm të Mbappes.

Foot Mercato raportoi se sulmuesi ka arritur një marrëveshje me Los Blancos. Por RMC Sport  

i hodhi poshtë ato raporte, duke thënë se nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen e lojtarit.

Me Los Blancos në nevojë për një numër të ri 9 pas largimit të Karim Benzema verën e kaluar, pasiguria e dukshme e Mbappe detyron madrilenët të shikojnë në merkato për alternativa.

Sipas Fichajes.net, alternativa duket se është ylli 20-vjeçar i bayern Munich, Jamal  Musiala.

Musiala është bërë një lojtar kyç i ekipit të parë për Bayernin që nga debutimi i tij në vitin 2020, duke shënuar 36 gola dhe duke dhënë 26 asiste në 143 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat