CR7 jashtë top-formacionit të IFFHS për vitin 2023

Futboll

CR7 jashtë top-formacionit të IFFHS për vitin 2023

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:11
Formacioni

IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, ka shpallur formacionin standard për vitin 2023, të përbërë nga lojtarët që kanë pasur performancën më të mirë.

Manchester City dominon me 5 lojtarë, ndërsa mungesa befasuese e Cristiano Ronaldos, golashënuesit më të mirë të vitit kalendarik, i ka habitur të gjithë, edhe vetë atë.

Në portë është Ederson, i cili fitoi tripletën me Manchester City e Guardiolës, para tij si “pivot” mbrojtës Ruben Dias. Së bashku me portugezin u përzgjodhën edhe Kim Min-jae (Napoli/Bayern, përfaqësuesi i vetëm i Serie A) dhe Alphonso Davies i Bayern Munich.

Në mesfushë bie në sy emri i Jude Bellingham, autor i një fillimi të bukur të sezonit me Real Madridin. Fenomeni anglez është në shoqërinë e Rodrit, shënues i golit vendimtar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit dhe një tjetër lojtar i City, Kevin de Bruyne, i cili shfaqet në skuadrën ideale pavarësisht se ka mbi 4 muaj që nuk luan. Më në fund, mesfushorëve iu bashkua edhe Lionel Messi, disi me forcë, si nderim për fitimin e “Topit të Artë” për herë të tetë.

Në sulm është një treshe ëndrrash, e përbërë nga tre lojtarët aktualisht më të fortë në botë: Harry Kane, forca lëvizëse e Anglisë dhe sulmuesi i ri i Bayernit, Erling Haaland, makineri e pamëshirshme e golashënuesve dhe Kylian Mbappé, objekti dëshire i merkatos në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat