Bonucci i vendosur të kthehet në Itali

Futboll

Bonucci i vendosur të kthehet në Itali

Më: 9 janar 2024 Në ora: 12:40
Bonucci

Bonucci i vendosur të kthehet në Itali, negocion me klubin e njohur!

Leonardo Bonucci duket i vendosur të rikthehet në Serinë A, pas një aventure vetëm 4-mujore në Bundesligën gjermane me Union Berlin, ku nuk arriti të lërë gjurmë. Pas dështimit të transferimit te Roma, mbrojtësi veteran italian është në negociata me Genoan, për t’u transferuar te kuqeblutë e Gillardinos.

Klubi gjenovez është shumë pranë shitjes së rumunit Dragusin te Tottenham, për shifrën e 30 milionë eurove dhe trajneri Gilardino ka kërkuar një zëvendësues të nivelit të lartë, teksa momentalisht Bonucci është i vetmi që plotëson kriteret.

Kjo pasi italiani do të mund të rikthehej me parametra zero dhe për më tepër, disponon cilësi dhe eksperiencë të konsiderueshme, për të ndihmuar një skuadër si Genoa, që objektiv primar ka mbijetesën në Serinë A.

Nga ana tjetër vetë Bonucci ëndërron ende një ftesë nga Spalletti në Europianin e Gjermanisë dhe synon të tërheqë vëmendjen e trajnerit nëpërmjet aktivizimit të rregullt në një klub të Serisë A.

Për Bonuccin ka shfaqur interes të fortë edhe Fenerbahce në Turqi, megjithatë vetë italiani duket se dëshiron rikthimi në atdhe, aty ku është aktivizuar thuajse gjatë gjithë karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat