Partizani përballet me skuadrën rumune

Futboll

Partizani përballet me skuadrën rumune

Më: 9 janar 2024 Në ora: 11:54
Partizani

Partizani ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës në Antalia të Turqisë, ku ndodhet për fazën përgatitore para ndeshjes së datës 13 janar ndaj Teutës në stadiumin “Arena e Demave”.

Sot në orën 15:00 të kuqtë kanë planifikuar miqësoren e dytë në tokën turke, ku sfidojnë rumunët Universita Klyzh.

Të kuqtë në sfidën e parë ndaj Volendam barazuan me shifrat 1-1, pas një loje mjaft pozitive dhe një dominimi ndaj kundërshtarit. Dje skuadra ka kryer stërvitjen e radhës dhe në fushë ka zbritur për herë të parë Xhuliano Skuka.

Ky i fundit pritet të fitojë disa minuta sot, teksa me këtë miqësore, kampionët në fuqi mbyllin edhe fazën përgatitore në Turqi. Pas kësaj nis plani për Teutën, prova e parë zyrtare për Shehin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat