Bayern në kërkim të një mbrojtësi, në “radarët” e gjermanëve “ylli” i Genoa

Futboll

Bayern në kërkim të një mbrojtësi, në “radarët” e gjermanëve “ylli” i Genoa

Më: 9 janar 2024 Në ora: 09:20
Radu Dragusin

Padyshim është një ndër emrat më të përfolur të momentit, të paktën përsa i përket repartit të prapavijës.

Pas Tottenham e Napoli, tashmë në garë për qendërmbrojtësin rumun të Genoa-s, Radu Dragusin kanë hyrë edhe “Bavarezët” e Bayern Munich, me këta të fundit, që vuajnë mungesën e Kim Min-Jae e Noussair Mazroui, të cilët largohen për shkak të turneve me Kombëtaret e tyre.

Ofertat e dy të parave dihen, me Tottenham që është gati të ofrojë plot 30 milionë euro, ndësa Napoli 18 milionë, së bashku me Ositgard e Zanoli, mirëpo ndryshe nga këta dy të parët, “gjigantët” e futbollit gjerman kanë vendosur të ofrojnë vetëm 24 milionë euro dhe 6 milionë të tjera, në formën e bonusit, në rast performancave të kënaqshme të “shtatlartit” të mbrojtjes.

Ndërkaq, kujtojmë se Bayern ishte shumë pranë transferimit të Eric Dier, por Dragusin edhe prej moshës tërheq më tepër dhe në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet edhe marrëveshja, me lojtarin, që tashmë ka arritur akordin me “rekordmenët” e Gjermanisë, ku do të nënshkruajë për 4 vitet e ardhshme dhe do të përfitojë 2 milionë e gjysmë euro në sezon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat