Edhe Firmino po do që të largohet nga Arabia

Futboll

Edhe Firmino po do që të largohet nga Arabia

Më: 8 janar 2024 Në ora: 22:07
Roberto Firmino

Roberto Firmino është një tjetër ish-lojtar i Liverpoolit që nuk po rehatohet në Arabi.

Braziliani iu bashkua Al Ahlit në një kontratë trevjeçare pasi i skadoi kontrata me Liverpoolin.

Ndonëse e nisi mirë e me tregolësh, ai nuk ka shënuar që 18 ndeshje dhe e ka humbur vendin në formacionin startues.

Një gjë e tillë ka bërë që ai të kërkojë një destinacion të ri ashtu sikurse ish-bashkëlojtari i tij tek të Kuqtë, Jordan Henderson, që nuk po e gjen veten në Arabi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat