Bayerni kërkon në huazim mbrojtësin e PSG-së

Futboll

Bayerni kërkon në huazim mbrojtësin e PSG-së

Më: 7 janar 2024 Në ora: 22:17
Nordi Mukiele

Gazeta franceze “L’Équipe” raporton këtë të diel se Bayerni i Mynihut i ka bërë një propozim Paris Saint-Germain për të marrë në formë huazimi futbollistin Nordi Mukiele deri në fund të sezonit.

Mbrojtësi i gjithanshëm (luan si mbrojtës i djathtë dhe në qendër) u ble nga PSG te Leipzigu në vitin 2022 për 12 milionë euro dhe është përdorur pak këtë sezon nga Luis Enrique, duke luajtur vetëm nëntë ndeshje.

Gazeta franceze thekson se propozimi i gjermanëve përfshin një opsion blerjeje, me vlerë 25 milionë euro.

Mukiele e mirëpret kalimin në Bundesligë, pasi kërkon të luajë sa më shumë, në mënyrë që të mund të llogaritet nga Didier Deschamps për Kampionatin Evropian të verës së ardhshme.

PSG mund ta vështirësojë huazimin, pasi Milan Skriniar pësoi një dëmtim të rëndë, i cili do ta lërë jashtë fushës për disa muaj dhe marokeni Acrah Hakimi do të mungojë gjatë gjithë muajit janar, pasi do të jetë i grumbulluar nga Maroku për Kupën e Kombeve të Afrikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat