Pas tre minutash lojë me fanellën e Napolit, ndëshkohet me karton të kuq

Futboll

Pas tre minutash lojë me fanellën e Napolit, ndëshkohet me karton të kuq

Më: 7 janar 2024 Në ora: 16:47
Paskuale Mazokit

Pas tre minutash lojë me fanellën e Napolit, ndëshkohet me karton të kuq!

Aventura e Paskuale Mazokit te Napoli ka nisur në mënyrë katastrofike, pasi debutimi do të mbetet një njollë në karrierën e tij.

Ish-kapiteni i Salernitanës ka kaluar në këtë merkato dimri te Napoli, por starti është për t’u harruar.

28-vjeçari hyri në fushë në minutën e 46-të, por ndeshja për atë zgjati vetëm 3 minuta.

Për ndërhyrjen me taka në kofshën e kundërshtarit Mazoki fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por gjyqtari është thirrur nga VAR-i dhe pasi ka parë pamjet arbitri ka ndryshuar vendimin. Arbitri anuloi kartonin e verdhë dhe akordoi kartonin e kuq për Paskuale Mazokin.

Momenti i ndeshkimit me karton të kuq për afrimin më të ri të Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat