Chelsea gati të paguajë klauzolën për yllin e Serisë A

Futboll

Chelsea gati të paguajë klauzolën për yllin e Serisë A

Më: 7 janar 2024 Në ora: 13:58
Pohetinno

Chelsea thuhet se është gati të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh të sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen këtë verë, pasi ata kërkojnë të përforcojnë sulmin.

25-vjeçari është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe udhëhoqi Napoli-n sezonin e kaluar drejt një titulli që mungonte prej më shumë se tre dekadash. Osimhen shënoi 26 gola dhe dha pesë asiste në 32 ndeshje.

Ai ka pasur një sezon më të qetë këtë vit, duke kontribuar me shtatë gola dhe dy asiste në 12 ndeshje të kampionatit, ndërsa Napoli mban vendin e tetë 20 pikë mbrapa Interit kryesues.

Megjithatë, duke marrë parasysh interesin për shërbimet e tij, kampionët në fuqi të Serisë A e blinduan me një kontratë të re, duke e zgjatur qëndrimin e tij deri në vitin 2026 dhe duke e rritur klauzolën e lirimit në 120 milionë euro.

Sidoqoftë, kjo nuk e ka shuar interesin e klubeve të mëdha të Europës për nigerianin, me Chelsean në krye. Skuadra e Mauricio Pochettino po kërkon të marrë Osimhen në verë duke aktivizuar klauzolën e tij të lirimit, sipas Il Matino.

Pavarësisht investimit rreth 450 milionë sterlina verën e kaluar, skuadra e Pochettino ka pasur vështirësi, veçanërisht në sulm, duke e gjetur veten 17 pikë larg Liverpoolit kryesues në Premier pas 20 ndeshjesh.

Me 34 gola, Blues janë skuadra e dytë me sulmin më të keq mes 10 ekipeve të para të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat