Zyrtarizohen 3 largime nga Dinamo City

Futboll

Zyrtarizohen 3 largime nga Dinamo City

Më: 7 janar 2024 Në ora: 13:30
Lojtarët e larguar

Dinamo City njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me tre lojtarë. Indrit Prodani, Ali Samake dhe Amarildo Gjoni nuk do të jenë më pjesë e “bluve” për pjesën e mbetur të sezonit.

“FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarët Indrit Prodani, Ali Samake dhe Amarildo Gjoni. Klubi dinamovit i falenderon lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron suksese në vazhdimësinë e karrierës!”, shkruhet në njoftimin e klubit dinamovit.

Dynamo City nisi vitin me pretendime të mëdha, por pas rezultateve të dobëta në fund të tetorit u largua trajneri Luigi Di Biagio dhe vendin e tij e mori një njohje e vjetër e klubit, Dritan Mehmeti.

“Blutë” mbyllën vitin 2023 në vendin e pestë në renditje në kuotën e 22 pikëve, vetëm 4 pikë larg zonës “Final 4” (4 skuadrave të para që do të diskutojnë mes tyre titullin kampion në përfundim të sezonit të rregullt).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat