Gjest i turpshëm i dy futbollistëve të Interit

Futboll

Gjest i turpshëm i dy futbollistëve të Interit

Më: 7 janar 2024 Në ora: 11:36
Pamje nga ndeshja

Polemikat për ndeshjen mes Interit dhe Veronës janë shtuar edhe më shumë pas sfidës, kur në rrjetet sociale ka shpërthyer debati jo vetëm për golin që u duhej anuluar zikaltërve. Në epiqendër të kritikave ishin interistët Dimarko dhe Açerbi, të cilët kishin bërë një gjest antisportiv dhe të turpshëm për shumëkënd.

Në momentin që Tomas Henri i Veronës humbi penaltinë në minutën e 100 të ndeshjes, ata të dy shkuan dhe i festuan pikërisht para fytyrës futbollistit kundërshtar, në një gjest që është komentuar gjatë në rrjetet sociale.

Kështu, pas sfidës, Dimarko ka qenë i pari që ka kërkuar falje publikisht nëpërmjet një postimi, duke sqaruar se kishte takuar Henri në fund të ndeshjes dhe në dhomat e zhveshjeve për ta përqafuar dhe ngushëlluar pas kësaj mundësie të humbur.

“A u gëzova? Po u gëzova dhe shumë. Pa ofenduar askënd, pa gjeste të pasjellshme, u gëzova aq shumë për fitoren, për “frikën” dhe për rrezikun e shmangur.

Është sport dhe është i bukur edhe për këtë.

Fatkeqësisht, ai është gjithashtu i ashpër dhe mizor ndaj atyre në anën tjetër.

Dhe më vjen keq nëse gjithë ky gëzim shpërtheu instinktivisht tek unë përballë Rhomas Henry që sapo kishte humbur penalltinë dhe unë gëzohesha para tij.

Në shpirtin tim, jam i sinqertë.

Disa do të thonë që nuk është gjë e bukur dhe ndoshta kanë të drejtë, por unë nuk doja të ofendoja askënd, aq sa në fishkëllimën e fundit, edhe para se të festoja me shokët e mi, shkova ta përqafoja. Dhe të njëjtën gjë bëra në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes me ish-shokët e mi të skuadrës.

Sepse ky është sport. Fiton, humbet, gëzohesh, qan dhe në fund përqafohesh me njëri-tjetrin. Moralistëve u them: më kritikoni, por shikoni gjithçka që ndodh në fushë, jo vetëm atë që ju përshtatet, faleminderit”, ishte postimi I Dimarkos në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat