Gostivari fillon përgatitjet më 9 janar, por nuk dihet se kush do ta drejtojë ekipin 

Futboll

Gostivari fillon përgatitjet më 9 janar, por nuk dihet se kush do ta drejtojë ekipin 

Nga: K.G. Më: 5 janar 2024 Në ora: 21:49
Gostivari

Gostivari ka pasur një gjysmësezon të mirë në pjesën vjeshtore në elitën e futbollit maqedonas. 

Skuadra shqiptare si rezultat i lojërave të mirë ka përfunduar në vend të pestë me 24 pikë, me tre pikë më pak se Sileksi që renditet në të katërtin. 

Dihet se Gostivari si klub ka një nga buxhetet më të mëdha në Maqedoni, ndaj është interesant të dihet se çfarë do të bëjë ky klub në afatin kalimtar dimëror.

Megjithatë, ende nuk dihet asgjë. 

Së shpejti pritet që njerëzit e parë të klubit të kenë një takim me sponsorin dhe të zgjidhen të gjitha dilemat. 

Dihet se përgatitjet dimërore do të nisin më 9 janar. 

Gjithashtu nuk është vendosur nëse ekipi si ushtrues detyre i trajnerit do të drejtohet nga Muarem Muaremi, i cili është edhe drejtor sportiv, ose në pankinë do të vendoset një emër i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat