Dinamo përforcohet

Futboll

Dinamo përforcohet

Më: 5 janar 2024 Në ora: 17:25
Dinamo

Jorgo Meksi do të jetë futbollisti më i ri i Dinamos. Blutë kanë arritur akordin total me lojtarin i cili ka firmosur kontratën e re dhe mbetet vetëm zyrtarizimi nga klubi që do të vijë nga momenti në moment sipas shtypit të shkruar.

Me 28-vjeçarin ‘blindohet’ krahu i djathtë i mbrojtjes ku do të rivalizojë me Albion Markun. Meksi rikthehet në Shqipëri ku ka luajtur për Skënderbeun dhe Kukësin, ndërsa së fundmi luante në Greqi në ligat inferiore.

Jorgo Meksi bëhet afrimi i parë në merkato, por jo i vetmi pasi drejtuesit kanë premtuar ndëryrje në çdo repart përveç portës.

Dritan Mehmeti dëshiron një mesfushor e një sulmues dhe drejtuesit po punojnë për t’ia plotësuar dëshirën. Ardit Hila dhe Vesel Limaj janë nën shqyrtim për mesfushën, ndërsa Ardit Tahiri i Dritës për sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat