Mungon te Partizani

Futboll

Mungon te Partizani

Më: 5 janar 2024 Në ora: 14:33
Albano Aleksi

Orges Shehi ka nisur detyrën e re si trajner i Partizanit.

Të kuqtë janë zhvendosur në Turqi ku do të zhvillojnë mini-fazën përgatitore para rinisjes së kampionatit ku presin Teutën më 13 janar në shtëpi.

Skuadra dhe stafi zhvillojnë të qetë dhe me intensitet përgatitjet, ndërsa drejtori Abilaliaj së bashku me të besuarit e tij vijojnë punën për të përforcuar grupin. Merkato do të bëhet me miratimin e trajnerit dhe deri tani janë afruar Redon Ismaili, i cili është është bashkuar me grupin në Antalia, dhe Xhuliano Skuka që do të firmosë së shpejti.

Shehi ka kërkuar edhe një mesfushor ‘6-sh’, pozicion jetik për skemat e tij dhe nga klubi i është premtuar kjo. Megjithëse duket e vështirë, ëndrra e madhe e trajnerit durrsak është Albano Aleksi. Partizani kërkon më të mirët dhe për këtë pozicion, zor se gjen më të mirë se Aleksi në Superiore.

Te Tirana e kishte të preferuarin e tij duke i besuar shpeshherë skuadrën në fushën e lojës. Largimi i Matondos ka lënë një boshllëk te Partizani dhe Zekic e Abilaliaj janë munduar ta plotësojnë me dyshen Mehmeti – Maguette si ‘pivot’, por lojtarët nuk e bëjnë më së miri këtë pozicion.

Albano Aleksi mbetet një dëshirë personale e Shehit  dhe mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat