Milani gati të mbushë arkat

Futboll

Milani gati të mbushë arkat

Më: 5 janar 2024 Në ora: 13:47
Sharl De Ketelare

Sharl De Ketelare erdhi me bujë të madhe te Milani në verën e 2022-shit, por nuk arriti dot të shkëlqente me fanellën kuqezi.

Për këtë arsye, “djalli” u detyrua që ta largonte verën e kaluar, me belgun që u huazua te Atalanta.

Në urdhrat e Gasperinit, duket se De Ketelare ka rigjetur veten, i cili këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 21 ndeshje.

Këto shifra kanë bindur drejtuesit që të aktivizojnë kartonin për të blerë belgun, duke i dërguar 22 milionë euro në arkat e klubit të Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat