Capello: Nëse je te Milani, duhet të mos dorëzohesh kurrë

Futboll

Capello: Nëse je te Milani, duhet të mos dorëzohesh kurrë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 12:25
Capello

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello foli për Milanin dhe shanset që ka ende për të synuar majën, pas rezultateve të fundit pozitive.

Capello, çfarë mund ta shtyjë Milanin të synojë sërish më lart?

Fanella që vesh, ndër më të lavdishmet dhe më të famshmet në botë.

Kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të rivalorizuar veten, zgjuar dëshirën për ta nderuar atë gjithmonë dhe në çdo rast.

Një trajner që drejton Mianin duhet të ketë parasysh këtë dhe asgjë tjetër:

Ta dërgojë ekipin drejt suksesit. Vërtet, është e vështirë, por e përsëris, nëse je Milani, duhet të përpiqesh dhe të mos dorëzohesh kurrë.

Të rinjtë, Jovici i rilindur, tregu i transferimeve dhe Leao që i rikthehet shënimit. Cila nga këto arsye mund të ndihmojë më shumë?

Do të filloj me lojtarët e rinj, sepse fokusimi tek ata është një akt guximi që e shoh gjithnjë e më shpesh.

Ta bësh këtë te Milani mund të jetë edhe më e vështirë. Të shohësh kaq shumë djem të rinj në fushë, në Kupën e Italisë, ishte bukur. Ata treguan se kanë shpirt dhe cilësi.

Joviq ka filluar të shënojë vazhdimisht, e prisnit?

Milani ka rizbuluar lojtarin që e dinte se kishte nënshkruar verën e kaluar.

Kohët e fundit ai ka shënuar dhe ka performuar mirë. Nëse do të vazhdonte kështu, do të ishte e rëndësishme për disa arsye: për të, për ekipin dhe për konkurrencë të shëndetshme me Giroud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat