Dinamovitët fillojnë përgatitjet për pranverë  

Futboll

Dinamovitët fillojnë përgatitjet për pranverë  

Nga: K. G. Më: 4 janar 2024 Në ora: 22:58
Gjatë stërvitjes Dinamo

Dinamo e Ferizajt ka filluar përgatitjet për pjesën pranverore,

Kampioni vjeshtor i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A, synojnë hyrjen në elitë. 

Aktualisht kanë 30 pikë dhe 7 më shumë se Suhareka në vend të dytë.  

“Sot skuadra jonë fillon fazën e parë të përgatitjeve fizike në mënyrë që suksesin e sezonit të parë ta vazhdojnë edhe në sezonin pasues.

Faza e parë të përgatitjeve ekipi ka planifikuar ta kryej në Ferizaj, kurse pas dy jave skuadra udhëtojnë në Shqipëri.

Më të motivuar se kurrë dhe me disa ndryshime e nisim këtë vit duke shpresuar që t'i realizojmë objektivat përpara.

Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme!”, njofton FC Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat