Kërkon t’i rrëmbejë Interit mbrojtësin portugez

Futboll

Kërkon t’i rrëmbejë Interit mbrojtësin portugez

Më: 4 janar 2024 Në ora: 21:14
Tiago Djalo

Tiago Djalo dukej një lojtar që i ishte premtuar Interit për verën e ardhshme, por zikaltrit po tentojnë ta afrojnë nënshkrimin me të në janar.

Mirëpo në orët e fundit po bëhen përpjekje për ta transferuar tek Juventusi. 23-vjeçari i lindur në vitin 2000 dhe me kombësi portugeze, aktualisht luan për Lille.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor, por “Zonja e Vjetër” po përpiqet t’i sigurojë shërbimet e futbollistit në këtë merkato janari.

Bardhezinjtë janë gati të paguajnë një shumë të caktuar për kartonin, që do të shkonte në arkat e Lille.

Klubi francez gjithashtu do të ishte i gatshëm ta shiste, për të maksimalizuar përfitimin nga kartoni i tij.

Në ditët në vijim do të kuptohet nëse lëvizja do të jetë e suksesshme dhe, në rast të blerjes së Tiago Djalò nga “Zonja e Vjetër, drejtuesit e Juventusit do të duhet të vendosin nëse do ta përfshijnë menjëherë në ekipin e parë apo ndoshta do ta huazojnë diku tjetër për gjashtë muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat