Bayern me sytë nga Milani

Futboll

Bayern me sytë nga Milani

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:57
Pamje nga një ndeshje

Merkato e dimrit ka nisur dhe Bayern Munich është i fokusuar nga kampionati italian, në veçanti te Milan.

Sipas raportimeve të mediet italiane, përveç portierit Mike Maignan, kampionët e Gjermanisë kanë shfaqur interes edhe për mbrojtësin Fikayo Tomori.

Mbrojtësi anglez, i cili aktualisht është i dëmtuar, qëndron i pari në listën e dëshirave të bavarezëve, të cilët kanë bërë edhe lëvizjet e para, duke kontaktuar klubin italian për të bërë të mundur këtë transferim.

Vlen të theksohet se duket disi e pamundur që Milan të lejojë largimin e Tomorit, duke pasur parasysh problemet e shumta të dëmtimeve në këtë repart.

Megjithatë, Bayern po monitoron me kujdes situatën dhe nuk mund të përjashtohet si mundësi një përpjekje e mëtejshme gjatë javëve të ardhshme të janarit

Këtë sezon, para dëmtimit, Tomori numëronte 22 paraqitje me fanellën e Milan-it, të ndara në 16 në kampionat dhe 6 në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat